ShtepiMeQera.org
Ambient biznesi me qera në Bulevardi Zhan D’Ark, Tiranë, 103 m². Foto 1 nga 12

1 / 12

Me qeraAmbient biznesi

Qira, Ambient Biznesi, Brryli, 80,000 Lek/muaj Neto

Bulevardi Zhan D’Ark, Bulevardi Zhan D’Ark, Tiranë

80 000 Lekë/muaj

rreth €870

6% më lirë për m² se mesatarja për ambiente biznesi me qera në Tiranë

Sa ju kushton kjo qera

Në një vit
960 000 Lekë
Për m², në muaj
€8
Qeraja e mesit për ambiente biznesi me qera në Tiranë
€1 300/muaj

45 nga 132 njoftimet aktive për ambiente biznesi me qera në Tiranë kërkojnë më pak se kjo.

Llogaritur nga njoftimet aktive sot. Pyesni publikuesin nëse qeraja përfshin shpenzimet e pallatit, ujin dhe energjinë, dhe sa është depozita.

Të dhënat e pronës

Sipërfaqja
103 m²
Kati
2
Gjendja
E rikonstruktuar
Largësia nga qendra
2,7 km

Çfarë përfshin

  • Kondicioner

Përshkrimi i publikuesit

Karakteristika të pronës: • Vendndodhje: Bulevardi Zhan D’Ark, përballë Maternitetit të Ri • Kati: 2 • Sipërfaqe neto: 103 m² • Organizim: 4 ambiente pune + korridor shpërndarës • Kuzhinë e kompletuar me lavaman dhe frigorifer • 1 tualet i rinovuar totalisht me dritare • 1 ballkon i mbyllur • Të gjitha ambientet me kondicioner inverter • Instalime elektrike dhe hidraulike të reja • Dritare dopio xham dhe dyer të reja • Fasada xhami me vizibilitet të lartë • Kamerë sigurie dhe hapje elektrike e derës. Jepet me qira ambient biznesi në një nga zonat më të aksesueshme të Tiranës, në Bulevardin Zhan D’Ark, përballë Maternitetit të Ri. Ambienti ndodhet në katin e 2-të të një pallati dhe ka hyrje direkte nga pjesa ballore e godinës, duke ofruar akses të lehtë për klientët dhe stafin. Me një sipërfaqe neto prej 103 m², ambienti është i organizuar në mënyrë funksionale dhe ofron kushte shumë të mira për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme profesionale. Ai përbëhet nga 4 ambiente pune të bollshme, të gjitha të pajisura me kondicioner inverter, një korridor shpërndarës që lidh hapësirat e punës me kuzhinën e kompletuar, si dhe një tualet të rinovuar plotësisht, i cili është i pajisur edhe me dritare për ajrosje natyrale. Prona është totalisht e rinovuar deri në detaje, duke përfshirë veshje të reja të mureve me rrjetë, patinim dhe lyerje cilësore, instalime të reja elektrike të përshtatura për përdorim biznesi, si dhe instalime të reja hidraulike. Ambienti është i pajisur gjithashtu me pllaka të reja, dyer, dritare dopio xham, ndërsa tualeti është rikonstruktuar së fundmi. Ambienti disponon depozitë personale 500 litra dhe ka funksionale lidhjen me ujë të ngrohtë dhe të ftohtë në 3 prej ambienteve të punës. Ky funksionalitet është ideal për bizneset si parukeri ose klinika dentare/mjekësore etj., të cilat mund të shfrytëzojnë ambientet e punës të pavarur nga njëri-tjetri. Kuzhina është funksionale dhe e pajisur me lavaman dhe frigorifer, duke krijuar një hapësirë praktike për përdorim të përditshëm. Një avantazh i rëndësishëm i kësaj prone është fasada e gjerë me xham, e cila ofron vizibilitet shumë të lartë nga rruga kryesore, duke e bërë ambientin ideal për promovimin dhe reklamimin e biznesit tuaj. Për siguri dhe komoditet shtesë, ambienti është i pajisur me kamerë në derën kryesore dhe sistem hapjeje elektrike të derës. Ideale për aktivitete si: klinikë mjekësore, klinikë dentare, laborator, zyrë kontabiliteti, zyrë avokatie, studio konsulence, sallon, qendër estetike, studio make-up apo aktivitete të tjera profesionale. Për më shumë informacione ose për të organizuar një vizitë në pronë, kontaktoni në numrin e agjencisë imobiliare.

Publikuar më 22 tetor 2026. Kodi i njoftimit: SH-P4D0P2

Ku ndodhet

Rrethi tregon zonën e përafërt, jo adresën e saktë.

Jeta e përditshme në Bulevardi Zhan D’Ark

Stacione autobusi
Xhamia Namazgjasë, Posta, Shkolla Baletit, Parlamenti, ATSH, Liceu Artistik, 1 Maji, Pazari i Ri
Linja autobusi
L2 TEG – Ish Stacioni i Trenit; L3B Astir; L3C Yrshek – Qendër; L5A Ish-Kombinati i Autotraktorëve – Qendër; L8A Qendër – TEG; L8B Sanatorium – Qendër; L8C Sauk i Vjetër – Qendër; L9A Qyteti Studenti – Jordan Misja; L9B Vilat Gjermane – Jordan Misja; L10A Qendër – Depot Ujit; L10B Çollakët – Qendër; L10C Ish - Fusha e Aviacionit – Shkozë; L11 Qendër – Porcelan; L13A/L13B Tirana e Re; L16A/L16B Linja e Gjelbër; Q Qendër – Qesarak
Shkolla dhe kopshte
Shkolla Kombëtare Koreografike, Shkolla e Mesme "Gjergji Canco", Gjimnazi Aristoteli, Shkolla e Mesme Jo Publike "Njuton"
Universitete
Universiteti Luarasi, Universiteti Metropolitan Tirana
Spitale
Spitali Amavita, Spitali Universitar Obstetrik-Gjinekologjik "Mbretëresha Geraldinë"

Janë pranë zonës Bulevardi Zhan D’Ark, jo të matura nga kjo pronë. Sipas OpenStreetMap; linjat dhe stacionet ndryshojnë.

Para se të paguani ose të nënshkruani

  • Shikojeni banesën nga afër dhe mos jepni paradhënie për një pronë që nuk e keni parë.
  • Kërkoni dokumentin e pronësisë dhe krahasoni emrin me atë të personit që jep me qera.
  • Shkruani në kontratë qeranë, depozitën, afatin dhe listën e orendive, me foto të gjendjes.

Udhëzuesi për kontratën e qerasëQera për të huajtSi të shmangni mashtrimet

Qera të tjera në Tiranë