ShtepiMeQera.org

Shtëpi me qera në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë

Portali i parë shqiptar i dedikuar vetëm për shtëpi dhe prona me qera, pa asnjë njoftim shitjeje. Garsoniere, apartamente 1+1 dhe 2+1, dhoma për studentë, vila dhe lokale, secila me qeranë mujore, foto dhe zonën në hartë. Mbi 4.700 prona me qera online tani; lista rifreskohet çdo ditë.

Çfarë kërkoni të merrni me qera?

Kërkime të shpejta

Agjencitë në ShtepiMeQera.org

Agjenci imobiliare që publikojnë këtu pronat që kanë për qera.

Të gjitha agjencitë

Si të gjeni shtëpi me qera në ShtepiMeQera.org

ShtepiMeQera.org është portali i parë shqiptar i dedikuar vetëm për shtëpi dhe prona me qera. Këtu nuk publikohen prona në shitje, ndaj kërkimi juaj nuk mbushet me to: çdo njoftim është një apartament, garsoniere, shtëpi, dhomë, lokal, zyrë ose magazinë që jepet me qera, me qeranë mujore në euro, sipërfaqen, fotot dhe një pikë në hartë që tregon zonën. Faqja është e hapur për çdo agjenci dhe për çdo pronar privat.

Mund të nisni nga qyteti dhe lagjja, nga tipologjia (garsoniere, 1+1, 2+1) ose nga buxheti. Kush e mendon qeranë në lekë të vjetra e gjen po aq lehtë: 300 mijë lekë të vjetra janë rreth 300 euro. Për të folur drejtpërdrejt me pronarin, zgjidhni njoftimet pa agjensi. Faqja e çdo zone tregon sa njoftime ka dhe ku bie zakonisht qeraja, me shifra që llogariten nga njoftimet aktive, jo nga vlerësime.

Jepni me qera një pronë? Krijoni llogarinë si pronar ose si agjenci, shtoni fotot, qeranë dhe në përshkrim çfarë përfshin ajo (mobiliet, shpenzimet, depozita), dhe njoftimi renditet në faqet e qytetit dhe të lagjes ku ndodhet prona.

Keni agjenci imobiliare?

Hapni faqen e zyrës suaj, vendosni aty çdo pronë që jepni me qera dhe pyetjet e qiramarrësve ju vijnë në një kuti të vetme.

Regjistro agjencinë

Keni një shtëpi për të dhënë me qera?

Njoftimi përgatitet për pak minuta: disa foto, qeraja që kërkoni në muaj dhe numri juaj. Qiramarrësit ju shkruajnë ose ju telefonojnë vetë, pa ndërmjetës.

Publiko pronën