ShtepiMeQera.org
Lokal me qera në Pjeze, Durrës, 444 m². Foto 1 nga 10

1 / 10

Me qeraLokal

Jepet me qira Objekt biznesi 2 kate Restorant + Hotel, Durres ︱Rruga Kombetare Kombinat – Plepa, 2.500 Euro/muaj I disku

Pjeze, Durrës

€2 500/muaj

rreth 230 000 Lekë

41% më shtrenjtë për m² se mesatarja për lokale me qera në Durrës

Sa ju kushton kjo qera

Në një vit
€30 000
Për m², në muaj
€6
Qeraja e mesit për lokale me qera në Durrës
€543/muaj

6 nga 9 njoftimet aktive për lokale me qera në Durrës kërkojnë më pak se kjo.

Llogaritur nga njoftimet aktive sot. Pyesni publikuesin nëse qeraja përfshin shpenzimet e pallatit, ujin dhe energjinë, dhe sa është depozita.

Të dhënat e pronës

Sipërfaqja
444 m²
Viti i ndërtimit
2019
Mobilimi
I mobiluar
Largësia nga qendra
0 m

Çfarë përfshin

  • I mobiluar
  • Parkim

Përshkrimi i publikuesit

Jepet me qira Objekt biznesi 2 kate Restorant + Hotel, Durres ︱Rruga Kombetare Kombinat – Plepa, 2.500 Euro/muaj I diskutueshem Jepet me qira një objekt biznesi i përshtatshëm për aktivitet restoranti, hoteli apo funksione të ngjashme, me sipërfaqe totale ndërtimi 444 m² dhe sipërfaqe trualli 500 m², i pozicionuar në një nga zonat më të frekuentuara të Rrugës Kombëtare Kombinat–Plepa, në Pjezë, Shijak. Objekti është ndërtuar në vitin 2019 dhe ndodhet në një ambient të gjelbëruar, të qetë dhe mjaft të përshtatshëm për zhvillimin e aktiviteteve dhe sherbimeve turistike. Vendndodhja ofron akses të shpejtë si me Tiranën, ashtu edhe me Durrësin. 🔹 Kati i parë – 203 m² I gatshëm për përdorim si restorant dhe bar-kafe, totalisht i mobiluar Përbërja: – Ambient i brendshëm openspace – Verandë e bollshme – Kuzhinë profesionale e kompletuar me pajisje të importuara nga Italia – Furrë druri funksionale – Banak i posatshem për pica – Frigoriferë, grill, pajisje të ndryshme gatimi – 2 tualete – Garazh i mbyllur në pjesën anësore të ndërtesës që mund të përdoret dhe si magazinë – Oborr i gjerë / parkim Oborri mund të shfrytëzohet si ambient shtesë për restorant/café ose si parkim me kapacitet minimalisht 50 vende. 🔹Kati i dytë – 241 m² (bruto) I konceptuar për funksion hotelerie, i ndarë në: – 5 dhoma, prej të cilave 3 me ballkon – Ambient i papërfunduar (pa pllaka/parket), duke i lënë qiramarrësit mundësinë të personalizojë sipas dëshirës dhe stilit të biznesit ✨Përmbledhje e avantazheve Vendndodhje strategjike në aksin Tiranë–Durrës, ideale për investime afatgjata Objekt i ri, me standarde teknike cilësore dhe mirëmbajtje të vazhdueshme Potencial i jashtëzakonshëm për zhvillim në: agroturizëm, restorant, boutique hotel, B&B apo qendër eventesh I rrethuar nga gjelbërimi dhe qetësi absolute, larg zhurmës urbane Sipërfaqe e dedikuar për parkim në volum të madh

Publikuar më 22 tetor 2026. Kodi i njoftimit: SH-S3SDR4

Ku ndodhet

Rrethi tregon zonën e përafërt, jo adresën e saktë.

Para se të paguani ose të nënshkruani

  • Shikojeni banesën nga afër dhe mos jepni paradhënie për një pronë që nuk e keni parë.
  • Kërkoni dokumentin e pronësisë dhe krahasoni emrin me atë të personit që jep me qera.
  • Shkruani në kontratë qeranë, depozitën, afatin dhe listën e orendive, me foto të gjendjes.

Udhëzuesi për kontratën e qerasëQera për të huajtSi të shmangni mashtrimet

Qera të tjera në Durrës