ShtepiMeQera.org
Apartament 2+1 me qera në Skelë, Vlorë, 110 m². Foto 1 nga 12

1 / 12

Me qeraApartament

Apartament me Qera 2+1 , rruga Pelivan Leskaj

Rruga Pelivan Leskaj, Skelë, Vlorë

€600/muaj

rreth 55 200 Lekë

9% më shtrenjtë për m² se mesatarja për apartamente me qera në Skelë, Vlorë

Sa ju kushton kjo qera

Në një vit
€7 200
Për m², në muaj
€6
Qeraja e mesit për apartamente me qera në Skelë, Vlorë
€450/muaj

3 nga 4 njoftimet aktive për apartamente me qera në Skelë, Vlorë kërkojnë më pak se kjo.

Llogaritur nga njoftimet aktive sot. Pyesni publikuesin nëse qeraja përfshin shpenzimet e pallatit, ujin dhe energjinë, dhe sa është depozita.

Të dhënat e pronës

Sipërfaqja
110 m²
Tipologjia
2+1+1
Dhoma gjumi
2
Banjo
1
Kati
2
Mobilimi
I mobiluar
Largësia nga qendra
1,4 km

Çfarë përfshin

  • I mobiluar
  • Kondicioner

Përshkrimi i publikuesit

Jepet me qira një apartament 2+1, i mobiluar në mënyrë moderne dhe funksionale, i pozicionuar në zonën e Skelës, pranë Hotel Partner, një ndër zonat më të kërkuara dhe më dinamike të Vlorës. Apartamenti organizohet në një sallon ndenjeje të bollshëm dhe të ndriçuar natyralisht, i cili lidhet në mënyrë harmonike me ambientin e gatimit dhe ngrënies, duke krijuar një hapësirë komode dhe të përshtatshme për jetesë të përditshme. Dy dhomat e gjumit janë të arreduara me kujdes, duke ofruar rehati maksimale dhe privatësi, ndërsa tualeti është i kompletuar me të gjitha pajisjet e nevojshme.Ndodhet ne katin e 2-te te nje ndertese te re Prona është totalisht e mobiluar me stil bashkëkohor dhe e pajisur me të gjitha elektroshtepiaket (kondicioner, frigorifer, lavatriçe, televizor, etj.), duke e bërë gati për banim të menjëhershëm pa nevojë për investime shtesë. Ndriçimi natyral gjatë gjithë ditës dhe ajrosja e mirë e ambienteve e rrisin ndjeshëm komoditetin e jetesës. Pozicioni strategjik pranë Hotel Partner ofron akses të menjëhershëm në Lungomare dhe në të gjitha facilitetet kryesore si: supermarkete, bare, restorante, farmaci, banka dhe transport publik. Zona është shumë e frekuentuar dhe e sigurt, ideale si për familje, çifte apo edhe për të huaj që kërkojnë një stil jetese cilësor pranë detit. Një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë komoditet, lokacion dhe cilësi jetese në një nga zonat më të mira të qytetit!

Publikuar më 22 tetor 2026. Kodi i njoftimit: SH-YUG6K4

Ku ndodhet

Rrethi tregon zonën e përafërt, jo adresën e saktë.

Jeta e përditshme në Skelë

Shkolla dhe kopshte
Shkolla Aulona, Shkolla Elite, Shkolla Industriale, Shkolla 9-vjeçare "Jani Minga"
Universitete
Universiteti Tanush Shaska, Universiteti i Vlorës "Ismail Qemali"
Spitale
Spitali Psikiatrik Ali Mihali

Janë pranë zonës Skelë, jo të matura nga kjo pronë. Sipas OpenStreetMap; linjat dhe stacionet ndryshojnë.

Para se të paguani ose të nënshkruani

  • Shikojeni banesën nga afër dhe mos jepni paradhënie për një pronë që nuk e keni parë.
  • Kërkoni dokumentin e pronësisë dhe krahasoni emrin me atë të personit që jep me qera.
  • Shkruani në kontratë qeranë, depozitën, afatin dhe listën e orendive, me foto të gjendjes.

Udhëzuesi për kontratën e qerasëQera për të huajtSi të shmangni mashtrimet

Qera të tjera në Vlorë