ShtepiMeQera.org
Apartament 2+1 me qera në Ministria e Jashtme, Tiranë, 105 m². Foto 1 nga 11

1 / 11

Me qeraApartament

Apartament 2+1 me Qira – pranë Ministrisë së Jashtme / Pazarit të Ri

Rruga Vllazën Huta, Ministria e Jashtme, Tiranë

€900/muaj

rreth 82 800 Lekë

7% më shtrenjtë për m² se mesatarja për apartamente me qera në Ministria e Jashtme, Tiranë

Sa ju kushton kjo qera

Në një vit
€10 800
Për m², në muaj
€9
Qeraja e mesit për apartamente me qera në Ministria e Jashtme, Tiranë
€800/muaj

4 nga 5 njoftimet aktive për apartamente me qera në Ministria e Jashtme, Tiranë kërkojnë më pak se kjo.

Llogaritur nga njoftimet aktive sot. Pyesni publikuesin nëse qeraja përfshin shpenzimet e pallatit, ujin dhe energjinë, dhe sa është depozita.

Të dhënat e pronës

Sipërfaqja
105 m²
Tipologjia
2+1+2
Dhoma gjumi
2
Banjo
2
Kati
5
Mobilimi
I mobiluar
Largësia nga qendra
1,1 km

Çfarë përfshin

  • I mobiluar
  • Ashensor
  • Ballkon

Përshkrimi i publikuesit

Apartament 2+1 me Qira – Rruga Vllazën Huta, pranë Ministrisë së Jashtme / Pazarit të Ri Jepet me qira apartament 2+1, i mobiluar me standard të lartë, i pozicionuar në Rrugën Vllazën Huta, pranë Ministrisë së Jashtme dhe vetëm pak minuta larg qendrës së Tiranës dhe Pazarit të Ri. Vendndodhja ofron akses të shpejtë në institucionet kryesore, transportin publik, shkolla, supermarkete dhe çdo shërbim të nevojshëm për një jetesë komode. Apartamenti ndodhet në katin e 5-të të një pallati të mirëadministruar me ashensor dhe karakterizohet nga organizimi funksional, hapësirat e bollshme dhe mobilimi modern. Detajet e pronës: Tipologjia: 2+1 Sipërfaqe: 105 m² Vendndodhja: Rruga Vllazën Huta Kati: 5 Pallat me ashensor Gjendja: I mobiluar Organizimi i brendshëm: Sallon i bollshëm me ambient gatimi 2 dhoma gjumi 2 tualete 2 ballkone Korridor shpërndarës Apartamenti është i mobiluar me mobilie bashkëkohore dhe cilësore, kuzhina është e pajisur plotësisht, ndërsa garderobat e integruara dhe ndriçimi dekorativ krijojnë një ambient modern dhe funksional. Prona është ideale për familje, çifte ose profesionistë që kërkojnë një standard të lartë jetese në një nga zonat më të kërkuara të kryeqytetit. Çmimi i qirasë: 900 € / muaj Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.

Publikuar më 22 tetor 2026. Kodi i njoftimit: SH-79F3JH

Ku ndodhet

Rrethi tregon zonën e përafërt, jo adresën e saktë.

Para se të paguani ose të nënshkruani

  • Shikojeni banesën nga afër dhe mos jepni paradhënie për një pronë që nuk e keni parë.
  • Kërkoni dokumentin e pronësisë dhe krahasoni emrin me atë të personit që jep me qera.
  • Shkruani në kontratë qeranë, depozitën, afatin dhe listën e orendive, me foto të gjendjes.

Udhëzuesi për kontratën e qerasëQera për të huajtSi të shmangni mashtrimet

Qera të tjera në Tiranë